Irak, nis me pergjakje votimi per parlamentin e ri

07/03/2010 09:00

Iraku voton sot per te zgjedhur parlamentin e ri per here te dyte qe pas rrezimit nga pushtetit te ish diktatorit Sadam Husein.

Qytetaret irakiane do rinovojne vendet ne parlamentin me 325 deputete. 19 milione eshte numri i njerezve te regjistruar ne listat e votuesve.

Nderkohe, policia ka marre masa te rrepta ne te gjithe vendin, ne menyre qe dita e votimit te kaloje pa shume incidente. Por pavaresisht masave te marra, Bagdadi eshte tronditur nga 3 shperthime te fuqishme.

Sipas te dhenave, deri tani numerohen 17 viktima dhe dhjetra te plagosur. Nje tjete zone e vene ne shenjester nga guerrilasit eshte edhe Bakuba ku jane verifikuar disa shperthime, ndersa ne Mosul jane regjistruar dhjetra te plagosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA