Irak, mbyllet i pergjakur procesi zgjedhor

07/03/2010 16:55

Mbyllet tragjikisht procesi zgjedhor ne Irak. Ne perfundim te orarit zyrtar te votimit autoritetet vendase njoftuan se mbi 38 persona gjeten vdekjen dhe mbi 100 te tjere mbeten te plagosur diten e zgjedhjeve.

Ky eshte bilanci i autoriteteve te sigurise ne Bagdad. Sulmet sipas se njejtave burime ndodhen te gjitha ne pjesen e pare te dites se votimit, ndersa pjesa e mbetur e se dieles zgjedhore u karakterizua e qete, me sulme sporadike pa shkaktuar viktima.

Nderkohe Komisoni Elektoral ne Bagdad njoftoi se procesi per zgjedhjen e ligjvenesve te rinj irakiane, u mbyll brenda orarit zyrtar te vendosur me pare, pa percaktuar nje afat kohor mbi daljen e rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA