Irak, 24 viktima ne diten e zgjedhjeve
07/03/2010 13:10
Ministria e Brendshme e Irakut publikon bilancin e viktimave te shkaktuara nga atentatet e dites se sotme kur ne vend po mbahen zgjedhjet parlamentare.
Deri ne keto momente numerohen 24 viktima dhe mbi 60 te plagosur. Pervec Bagdadit, shperthime jane regjistruar edhe ne Jatreb ku tre persona jane plagosur nga nje bombe. Nderkohe, Bakuba eshte tronditur qe ne oret e para te mengjesit, pasi 5 shperthime kane ndodhur ne po kaq qendra votimi.
Dy shperthime kane ndodhur edhe ne Mosul por pa shkaktuar asnje dem njerezor. Iraku ka hapur sot qendrat e votimit ku 19 milione banore do zgjedhin 325 parlamentare e rinj.
Top Channel