Franca thote se nuk do ta lejoje Greqine te rrezohet. Ne prag te bisedimeve me Kryeministrin Grek, Jorgos Papandreu ne Paris, Presidenti Francez, Nikolas Sarkozi shprehu mbeshtetje per shtetin helen, ashtu sic ka bere edhe me pare.
“Vendet e eurozones nuk mund ta braktisin Athinen e mbytur ne borxhe, sepse ne kete menyre do te vihej ne rrezik i gjithe projekti i monedhes se perbashket”, tha Sarkozi. Udheheqesi francez tha se Bashkimi Evropian, krijuesi i euros, nuk duhet te lejoje deshtimin e nje vendi perdorues te saj.
Greqia eshte nje prej 16 anetareve te bllok qe perdorin monedhen e perbashket europiane. Papandreu mori mbeshtetje morale me heret edhe nga zyrtaret gjermane ne Berlin. Ndalesat e tij ne France dhe Gjermani jane pjese e perpjekjeve per te rikthyer besueshmerine e Greqise ne zonen ku perdoret euroja.
Deficiti gjigand buxhetor grek eshte nje kercenim i madh per euron, e ka shkaktuar shqetesime ne Bashkimin Evropian e me tej.
Top Channel