Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka deklaruar se ndarja e Kosoves do te hapte ceshtjen e ndryshimit te kufijve ne Ballkan, te cilen sipas tij e kundershtojne te gjithe.
Ne nje interviste per agjencine serbe te lajmeve “Beta”, Thaci ka theksuar se integriteti territorial i Kosoves eshte i paprekshem.
“Integriteti territorial i Kosoves eshte i paprekshem, i njohur dhe i garantuar ne rang nderkombetar. Me keto kufinj Kosova do te anetaresohet ne NATO dhe BE”, ka pohuar Thaci.
Kreu i qeverise kosovare eshte shprehur se aktualisht situata e sigurise ne Kosove eshte e qendrueshme dhe ka nenvizuar se sfida kryesore eshte integrimi i pjeses veriore.
Ai ka shtuar me tej se Prishtina zyrtare eshte e gatshme te bisedoje me Beogradin per ceshtje me interes te perbashket, por jo per statusin e Kosoves.
Top Channel