Dy partite me te medha ne Maqedoni, VMRO-DPMNE dhe LSDM kane akuzuar njera-tjetren per diskriminimin qe u behet shqiptareve.

Partia e kryeministrit Nikolla Gruevski akuzon ate te Branko Cervenkovskit per incidentin e ndodhur ne vitin 1992 ne Bit Pazar, ku sipas saj u ushtrua dhune brutale ndaj shqiptareve.

Ndersa LSDM ka deklaruar se incidenti i ndodhur ne Bit Pazar nuk eshte asgje krahasuar me luften e vitit 2001 dhe personat qe humben jeten gjate ketij konflikti.

Me 4 shtator 1992, ne vendin e quajtur Bit Pazar, policia maqedonase u perlesh me qytetaret e pafajshem te nacionalitetit shqiptar dhe rrezikoi jeten dhe integritetin fizik te tyre. Ngjarja ne fjale nuk u zbardh asnjehere.

Top Channel