Ambasadori i Republikes se Shqiperise ne Maqedoni, Arben Cejku ka deklaruar se vendosja e marredhenieve diplomatike ne nivel ambasadash ndermjet Maqedonise dhe Kosoves i kontribuon stabilitetit dhe paqes ne rajon.

“Vete pavaresia perforcoi stabilitetin e Kosoves. Nderkohe qe marredheniet ndermjet Maqedonise dhe Kosoves do te perforcojne edhe me shume stabilitetin e rajonit, sepse marredheniet ne nivel ambasadoresh kane rendesi te madhe”, ka pohuar Cejku.

Persa i perket reagimeve te Serbise, diplomati shqiptar ka theksuar se pavaresia e Kosoves eshte nje realitet i njohur ne rang nderkombetar dhe ka shtuar se Beogradi nuk duhet te influencohet nga raportet diplomatike qe vendos shteti i ri.

Deklarata e ambasadori shqiptar vjen nje dite pasi Prishtina zyrtare emeroi Skender Durmishin si ambasador te Republikes se Kosoves ne Shkup.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA