
Vanessa Paradis pozon ne topless, per revisten e njohur “Elle”, por ne te njejten kohe e kap nje krize xhelozie dhe e ndalon partnerin e saj bukurosh Johnny Depp qe te xhiroje skena erotike me Angelina Jolie, me te cilen aktori eshte protagonist ne filmin “The Tourist”.
Bukuroshja Vanessa kerkon korrektesi, ndersa per veten e saj nuk kursehet duke pozuar gjysme nudo.
Prej kohesh Vanessa nuk pozonte per nje set fotografik dhe kesaj radhe ky prezantim u duk shume i cuditshem. Sensualja Vanessa, te cilen shume veta e kane zili qe eshte ne krah te Depp, shfaqet ne disa poza shume joshese. 36-vjecare, nene e dy femijeve, ajo gezon nje trup vertete te mire. Paradis i terheq njerezit si me magnet per shkak te pamjes se saj te thjeshte.
Megjithate e xhelozuar prej bukurise se Angelines, Vanessa i ka kerkuar Johnny-t qe te largohej menjehere nga sheshxhirimi, per shkak te disa skenave seksi qe aktori me joshes i planetit do te realizoje me te bukuren Jolie.
Te gjithe e kujtojne kohen kur Angelina u dashurua me Brad Pitt ne kohen kur po xhironte me kete te fundit nje film. Po ashtu te gjithe e mbajne mend se si Pitt la per Joline, Jennifer Aniston, se ciles iu desh shume kohe ta kalonte dhimbjen per ndarjen traumatike me bashkeshortin e saj bukurosh, Brad.
Top Channel