Vllahovic: Kam vrare 100 myslimane
04/03/2010 14:25
Serbi i akuzuar per krime lufte, Veselin Vllahovic ka deklaruar gjate marrjes ne pyetje nga policia spanjolle se ka vrare mbi 100 myslimane dhe me pas ka djegur trupat e tyre.
Lajmin e bejne te ditur mediat spanjolle, te cilat i kane vene Vllahovic pseudonimin “perbindeshi i Gerbavices”.
Ai akuzohet nga drejtesia boshnjake per vrasje, dhunime dhe tortura te kryera ndaj popullsise jo serbe gjate luftes ne Bosnje.
Ai u arrestua dy dite me pare ne Spanje, ku ishte strehuar pas arratisjes nga nje burg i Podgorices ne vitin 2001.
Top Channel