Shefi i misionit EULEX, Iv de Kermabon ka deklaruar se prioritet ne Kosoven e pavarur eshte sundimi i ligjit dhe barazia e qytetareve para tij.
Ne nje interviste per agjencine “Beta”, Kermabon ka nenvizuar se per kete arsye duhet te rifilloje nga puna gjykata ne veri te Mitrovices, pasi sipas tij situata aktuale favorizon vetem krimin.
Persa i perket strategjise per integrimin e veriut, e hartuar nga qeveria e Kosoves dhe ICO, Kermabon ka theksuar se ajo nuk eshte plan i Bashkimit Evropian.
“Misioni EULEX eshte ne veri te Kosoves per me teper se nje vit dhe po perparon me kujdes, hap pas hapi. Ne nuk jemi ketu per te imponuar dicka me force, por per te siguruar sundimin e ligjit per te gjithe”, ka pohaur Kermabon.
Top Channel