Nuk e ka patur me deshire mesimdhenien, por pas 28 vjetesh eksperience si pedagoge e Departamentit te Letersise ne Fakultetin Filologjik thote se ndihet mire me studentet e saj, pasi i pelqen komunikimi me njerezit.
Belfiore eshte produkti i saj me i fundit akademik dhe palet ne kete proces mesimdhenieje, duket se jane ndjere mire. “Mua me ka bere pershtypje menyra si sillet dhe pershtatet me studentet qe vijne nga diversitete te ndryshme kulturore dhe sjellin me vete probleme te ndryshme si ekonomike e morale. Ajo sillet me studentet dhe si nje nene e i kupton ata dhe perpiqet te jete nje njeri i ngrohte”, shprehet Belfiore. Deri tani prej saj kane dale 8 breza, mesues, specialiste gjuhe dhe letersie dhe ajo vazhdon ende qe ne keto auditore te pergatise te tjere specialiste te fushes.
Me staturen e pedagoges serioze, mesimdhenia eshte nje pjese e punes se gjate. Prej vitit 1983 ajo eshte autore e shume librave. Monografia shkencore “Jeta dhe Vepra e Andon Zako Cajupit” e rendit ate te vetme ne nje studim te tille. Hartuesja e nje numri te madh artikujsh ne organe shkencore perceptohet si “grua e forte” qe u shkon gjerave deri ne fund. Ymer Ciraku, prej 30 vjetesh eshte njohur me Floreshen dhe kujton momentet e veshtira te jetes se saj. “Ajo humbi njeriun e saj shume te afert, bashkeshortin. Por Floresha ben pjese tek ata njerezit e forte dhe diti ta perballoje me dinjitet kete humbje”, shprehet Ymeri.
E heshtur per kete ane te jetes, rruga si historiane e letersise ka nisur me pasionin e madh qe ne moshe te re. E mikluar nga fjala e mire e lexuesit, ajo eksploroi ne terrenin e veshtire te ketij studimi me emocion dhe besim per t`i dhene letersise nje intepretim te ri. Me tituj te ndryshem ne fushen e shkences, “docent”, “profesor” apo “akademik”, ne rrugen e saj te veshtire si “studiuese letersie”, me deshiren e plote per t`u marre me kritike letrare ne kete karriere te gjate, ajo ka se cfare te kujtoje.
Top Channel