Akademia e Shkencave dhe Arteve te Maqedonise zgjodhi mbremjen e se merkures redaksine per enciklopedine e re.
Redaksia ne fjale perbehet nga 8 anetare, prej te cileve dy shqiptare dhe kryesohet nga akademiku Mitko Maxhunkov.
“Shpresoj se do te gjejme gjuhen e perbashket. Enciklopedise se hartuar s’kemi cfare t’i bejme, ajo nuk mund te ndryshohet. Une vleresoj se duhet bere nje enciklopedi teresisht e re”, ka deklaruar Maxhunkov.
Ndersa akademiku shqiptar Ali Aliu eshte shprehur skeptik me redaksine e re, e cila sipas tij nuk do te kete sukses.
“Eshte dicka pozitive per vete faktin se ne krye eshte nje personalitet me kompetenca profesionale, me ide te reja, qe deklaroi se me projektin e vjeter nuk kemi te bejme. Por megjithate, nuk besoj se do te mund te kete sukses kjo redaksi”, ka pohuar Aliu.
Top Channel