Kili, serish lekundje termeti

01/03/2010 13:00

Ndersa vijojne kerkimet per te gjetur te tjere te mbijetuar nen rrenojat e ndertesave te shembura nga termeti 8.8 grade te shkalles Richter i se shtunes, jane ndjere serish lekundje te tjera ne Kili.

Nuk dihet nese termeti i radhes ka shkaktuar deme apo viktima ne vendin e prekur nga kjo tragjedi e rende.

Deri me tani llogariten 711 te vdekur, ndersa numri i te zhdukurve vijon te rritet.

Se fundmi ne Kili kane shkuar ndihma nga Argjentina, me personel mjekesor dhe medikamente.

Ne oret e vona te mbremjes se sotme ose mengjesin e neserm eshte parashikuar nje vizite e Sekretares Amerikane te Shtetit Hillary Clinton.

Top Channel