Presidentja Michelle Bachelet e Kilit thote se vendi po perballet me nje katastrofe te nje shkalle te paimagjinueshme, pas termetit dhe cunamit te dites se diel.
Me shume se 700 vete jane konfirmuar te vdekur, por presidentja tha se numri i te zhdukurve ishte duke u rritur. Zyrtaret thane se 1.5 milion shtepi dhe ndertesa te tjera ishin shkaterruar keq dhe qindra mijera njerez kishin mbetur pa energji elektrike dhe uje te pijshem.
Tani qe situata eshte stabilizuar ne kryeqytetin Santiago, operacionet e ndihmes jane perqendruar ne jug. Situata ne qytetet jugore, Konsepsion, Talka, Kilan dhe Konstitusion eshte deshperuese dhe eshte duke u perkeqesuar. Qindra mijera te mbijetuar ende nuk kane uje te pijshem, energji elektrike dhe shume pak ushqime.
Ne shume zona frika i ka hapur rrugen deshperimit. Gjate nates u ndalua qarkullimi ne dy rajone Konsepsion dhe Maule, pasi policia perdori gaz lotsjelles dhe uje per te shperndare plackitesit qe vodhen supermarkatat. Autoritetet ne Kili jane te pergatitura mire per te menaxhuar situatat pas termeteve, por ato e pranojne se kane nevoje per ndihme nga jashte.
Top Channel