Bankat nen pronesi shteterore ne Gjermani, France e Holande mund te blejne gjate diteve te ardhshme rreth 30 miliarde euro bonde greke, mase qe pritet te ule rrezikun dhe te parandaloje krizen.
Lajmi behet i ditur nga “Wall Street Journal”, e cila i referohet burimeve konfidenciale. Greqia pritet te hase ne veshtiresi te konsiderueshme gjate muajve mars e prill per shkak se disa bonde te saj me vlere prej 30 miliarde eurosh maturojne dhe shume investitore po e shohin te rrezikshem blerjen e bondeve te ketij vendi.
Nga ana tjeter, nje pjese e zyrtareve te BE-se besojne se tregjet po e ndeshkojne Greqine me shume nga sa meriton dhe se situata mund te perkeqesohet jo me nga mungesa e disiplines financiare te Athines, por nga investitoret spekulative.
“Reuters” raportoi dje se Athina pritet te shpalle masa te reja per reduktimin e deficitit, ndersa pas kuintave po negociohet nje marreveshje ndihme me Bashkimin Europian. Nje mision i BE-se vizitoi Athinen javen e fundit dhe doli ne konkluzionin se masat e marra deri tani nga qeveria greke nuk jane te mjaftueshme per te bindur tregjet nderkombetare.
Komisioneri i BE-se per Ekonomine, Olli Rehn, pritet te vizitoje Athinen sot per te diskutuar mbi krizen, ndersa disa investitore po spekulojne mbi mundesine e nje marreveshjeje. BE pritet te ofroje ndihme ne kembim te masave per uljen e shpenzimeve.
Nje anetar gjerman i Parlamentit Europian, Jorgo Chatzimarkakis, deklaroi te shtunen se vendet e BE-se do ta lehtesojne krizen duke blere borxhin e Greqise. Por “Reuters” u shpreh me skepticizem mbi kete deklarate duke shtuar se Chatzimarkakis nuk eshte nje politikan i klasit te larte ne Gjermani dhe ka pak gjasa qe ai te disponoje informacion kaq te rezervuar.
Po dje, qeverite e Gjermanise dhe Frances deklaruan se asnje vendim mbi kete ceshtje nuk eshte ndermarre ende. “Absolutisht asnje vendim nuk eshte marre. Dua ta bej te qarte per te gjithe se Greqia duhet te marre masat qe jane ne interes te saj dhe ne interesin tone gjithashtu”, tha Merkel.
Holanda deklaroi se nuk kishte ne plan te blinte bonde te Greqise, megjithese prioriteti i saj qe stabiliteti i euros. “Ne nuk duam te shpenzojme parate e taksapaguesve per te shpetuar greket”, deklaroi Jan Kees de Jager, i cili kryen detyren e ministrit te Financave.
Top Channel