Moti i keq “tremb” Europen perendimore

28/02/2010 09:45

Erera te fuqishme kane goditur pjese te Spanjes, Portugalise dhe Frances ku rrezikojne te shkaktojne deme te medha.

Ministri i Brendshem Spanjoll paralajmeroi njerezit te shmangin udhetimet me makina e te qendrojne brenda shtepive sa me shume te munden. Stuhia pritet te mos zgjase shume.

I prekur eshte edhe ishulli portugez i Madeiras, i cili ende nuk e ka marre veten nga permbytjet masive qe moren dhjetra jete njerezish javen e kaluar. Me insistimin e autoriteteve te mbrojtjes civile, e gjithe Portugalia eshte ne gjendje alarmi te nivelit portokalli, i dyti ne shkallen e rrezikut. Ne rrugen e stuhise ishin dhe ishujt Kanarie te Spanjes, vecanerisht La Palma, Gran Canaria dhe Tenerife, ku nuk ka deme te medha.

Erera me shpejtesi 160 km/h qe do te thote fuqi uragani, kercenojne edhe disa rajone te Frances. Autoriteti i aeroporteve ne Spanje njoftoi se do te kete te tjera vonesa apo anulime dhe keshilloi udhetaret te kontaktojne me kompanite ajrore per te marre informacion.

Top Channel