Kili, 300 viktima, Japonia ne alarm tsunami

28/02/2010 10:10

Numri i viktimave te termetitn ne Kili ka shkuar 300 por ende behet fjale per nje bilanc provizor, pasi forcat e kerkimit vazhdojne te kerkojne nen germadha.

Sipas autoriteteve, nuk parashikohen me shume se 300 viktima. Nderkohe, ne Japoni ka filluar evakuuimi i 320 mije banoreve ne veri te vendit per shkak te frikes nga tsunami qe mund te godase brigjet e vendit nipotik.

Prefekturat ne emergjence ndodhen ne ishullin Honshu. Agjencia Meteorologjike Japoneze ka caktuar tre zona si me te mundshmet per t’u goditur nga tsunami me vale te larta rreth 3 metra. Porti i Kujit eshte goditur nga nje tsunami 1.2 metra pas nje tjetri rreth 90 cm.

Top Channel