Angli, sondazhi: Braun mund te fitoje zgjedhjet
28/02/2010 21:15
Ne nje sondazh te publikuar diten e diele ne Britani rezulton se kryeministri aktual Gordon Braun mund te fitoje zgjedhjet e ardhshme.
Sipas anketimit te kryer prej YouGov, laburistet e udhehequr nga Braun kane mbeshtetjen e 35 perqind te anglezeve ndersa konservatoret e Dejvid Kamerun vetem 2 perqind me shume se ta, pra 37 perqind.
Sondazhi tregon nje rritje te ndjeshme te laburisteve te cilet arriten piken kritike ne sondazhet e kryera pas krizes ekonomike qe goditi vendin dhe pas politikave te ndermarra nga kabineti Braun. Nderkohe kreu i konservatoreve, Kamerun u shpreh se fitorja e zgjedhjeve te ardhshme prej tyre eshte nje detyre patriotike.
Top Channel