27 marinare mbeten ne meshire te fatit

28/02/2010 08:10

Kriza financiare ka prekur ndjeshem transportin detar. Raste si ato te anijeve “Premier” dhe “Brustel”, deshmojne per nje realitet te veshtire neper te cilin kalon ky lloj transporti, ndersa ata qe i vuajne drejtperdrejt pasojat jane marinaret dhe familjet e tyre.

Aktualisht, vetem rasti i 27 marinareve qe jane lene ne meshire te fatit per shkak te likuiditeteve te pashlyera nga pronaret e anijeve te tyre eshte bere publik. Te bllokuar ne anije te cilave nuk u lejohet lundrimi ata kalojne dhe trauma e drama te ndryshme qe zhvillohen mijera milje detare larg vendit ku ndodhen. I tille ishte rasti i marinarit shqiptar te anijes “Brustel”, i cili nuk mund te merrte pjese ne ceremonine mortore te bashkeshortes te tij, apo dhe ai i kryemekanikut azerbajxhanas qe shfaqi probleme shendetesore.

Vuajne mungesen e sherbimeve, urine, etjen per uje dhe ngrohje. Shume raste te tjera te ngjashme mbeten te papublikuara. Ndersa interesohemi ne kapitaneri per ecurine e ketyre dy anijeve behemi deshmitare te rasteve te tjera kur pronaret e anijeve kane probleme me agjencite per likuiditetet. Ne port, marinare te ndryshem tregojne se kane nga 3-4 muaj deri dhe ne 6 muaj pa marre rrogat, por nuk mund te ankohen per kete.

Jo thjesht se e kuptojne krizen ekonomike neper te cilen kalojne pronaret e tyre, po edhe pse nese rebelohen mund te ngelen edhe pa pune dhe mund te mos kene mundesi te marrin hakun e muajve te punes te kaluar ne det te hapur, atje ku miqesi u ben uji, kripa dhe gjitaret detare. “Te ankohemi mund te humbasim punen dhe po te ikim humbasim leket, djersen tone”, thote nje marinar ndersa pret qe te ndermarre udhetimin e radhes me shpresen se ne kthim, do te mund te marre rrogen e munguar prej disa muajsh.

Nderkaq, ne raden portuale te Durresit 14 marinare jane bllokuar dhe qendrojne ne pritje te hapave qe do te ndermerren per te zhbllokuar situaten. Angazhimi diplomatik i konsullit azerbajxhanas ne Bullgari ka bere qe te tete nga 14 marinaret e anijes turke “Premier” te zgjohet shpresa per zbarkim dhe riatdhesim. Kapiteni i portit me te madh shqiptar, Muharrem Trupja, thote se konsulli Elshan Hasanov u interesua dhe per procedurat e zbarkimit dhe riatdhesimit te shtetasve te vet. Gjithsesi, vetem 4 nga 8 azerbajxhanasit mund te riatdhesohen ne baze te certifikates qe percakton minimumin e detyrueshem te ekuipazhit te anijes.

Ne kete rast perfituesit mund te jene mekaniku i trete, dy marinare dhe motoristi i anijes. Nderkohe, ekuipazhi i huaj po mendon dhe zgjidhjen permes rruges ligjore, duke kontaktuar avokatin shqiptar, Leka Gjermenin. Ai ka kerkuar nga kapitaneria nese mund te behet ankorimi ne kalate i anijes, gje qe eshte refuzuar pasi institucioni nuk mund te veproje pa nje urdher gjykate. Marinaret nderkaq, gjate takimit me perfaqesuesit e shtetit te tyre, jane ankuar per keqtrajtim e ndjesine e te qenit te arrestuar ne anije. Konsulli Hasanov ia ka percjelle pretendimet kapitenit Muharrem Trupja, duke i kerkuar dhe nje deklarate per mosmbajtjen te bllokuar te anijes.

Trupja sakteson se anija mbetet ne te njejten situate, e vetebllokuar per shkak te likuiditeteve te papaguara dhe s’ka asnje urdher ligjor bllokimi per te. Ndersa shpresa eshte ringjallur per azerbajxhanasit, per marinaret gjeorgjiane te se njejtes anije askush nuk eshte kujtuar. Edhe fati i ekuipazhit prej 13 vetash te anijes shqiptare “Brustel” e bllokuar ne Nisurata te Libise. Kapitaneria nuk ka asnje njoftim per fatin e saj, nderkohe qe pronari deklaroi se nuk ka borxhe dhe mohoi ankesat e marinareve per gjendjen e anijes dhe borxhet qe i mbajne te bllokuar ne portin afrikan.  
 
Angazhimi diplomatik i konsullit azerbajxhanas ne Bullgari ka bere qe tete nga 14 marinaret e anijes turke “Premier” te zgjohet shpresa per zbarkim dhe riatdhesim. Por vetem 4 nga 8 azerbajxhanasit mund te riatdhesohen ne baze te certifikates qe percakton minimumin e detyrueshem te ekuipazhit te anijes

Avokati shqiptar ka kerkuar nga kapitaneria nese mund te behet ankorimi ne kalate i anijes. Por kjo gje eshte refuzuar, pasi institucioni nuk mund te veproje pa nje urdher gjykate
 
Ne shkurt te vitit 2008 anijes shqiptare iu bllokua e drejta per te levizur ne vendet e Komunitetit Europian. “Brustel” u bllokua ne Itali, pasi u konstatuan plot 33 probleme kryesisht teknike, te cilat iu lane si detyre te riparohen, ne te kundert anijes do t’i refuzohej lundrimi ne ujerat e vendeve te BE-se. Perkundrejt kesaj, ne Regjistrin Detar Shqiptar interesit mediatik per gjendjen e anijes i jane pergjigjur se anija eshte ne gjendje te mire teknike. Mosmirembajtja e anijeve dhe problemet me likuiditetet jane tregues te krizes financiare qe ka mberthyer shume prej kompanive qe operojne ne transportin detar. Kjo ka bere qe nder vite flota tregtare shqiptare te jete pjese e listes se zeze te lundrimit.

Top Channel