Todorov: S’terhiqem nga vendimi per arsimin
27/02/2010 14:55
Ministri maqedonas i Arsimit, Nikolla Todorov ka deklaruar se nuk ka ndermend ta terheqe vendimin e tij per mesimin e gjuhes maqedonase nga nxenesit shqiptare te arsimit fillor.
Todorov ka shprehur bindjen e tij se vendimi ne fjale eshte teresisht kushtetues, por ia ka lene gjykates fjalen e fundit.
“Une po te isha i bindur se vendimi eshte ne kundershtim me Kushtetuten, nuk do ta kisha paraqitur. Megjithate une dua te degjoj edhe mendimet e eksperteve dhe nese Gjykata Kushtetuese do te konstatoje te kunderten, ne do ta respektojme ate”, ka pohuar Todorov.
Top Channel