Taksistet: Konkurrenca, e pandershme

27/02/2010 09:00

Taksistet nuk gjejne “paqe” ndaj konkurrences se pandershme. Dy jave me pare nisen protestat dhe kerkuan marrje te masave.

Dje drejtuesit e taksive kane protestuar serish per padrejtesite per sa u takon çmimeve dhe taksive te palicencuara.

Edhe pse ata paguajne taksa dhe i shlyejne te gjitha detyrimet ndaj shtetit, pavaresisht kerkesave te tyre te vazhdueshme per te vendosur drejtesi, asnje mase nuk eshte marre per konkurrentet e paligjshem, te cilet prishin fitimet ne nje treg pa rregulla.

Nese ky problem nuk gjen zgjidhje dhe konkurrenca e pandershme vazhdon te mbizoteroje ne terren te lire, aty ku nuk merr masa asnje strukture shteterore, protesta e drejtuesve te taksive do te vazhdoje e madje do te pershkallezohet edhe me tej.

Sipas taksisteve, Ministria e Transporteve dhe policia nuk po marrin masa dhe prandaj ata jane te detyruar t’i pershkallezojne protestat nese vazhdon te mos kete reagim nga strukturat perkatese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA