Projektligji i hetimit te zgjedhjeve

27/02/2010 13:45

Nga foltorja konferencave ne seline roze, deputeti Blendi Klosi tha se Partia Socialiste eshte e vendosur per t’i shkuar deri ne fund kauzes se saj per transparencen e zgjedhjeve. (UPDATE)

“I mbetet Sali Berishes te vendose, ashtu sic do t’i mbetet pergjegjesia e vazhdimit te krizes dhe e largimit te Shqiperise nga axhenda e integrimit. PS e beri hapin e pare, tani projektligji eshte ne tryezen e Sali Berishes”, eshte shprehur Klosi.

Nderkohe futjen e deputeteve te Partise Socialiste ne parlament, aleati i kryeministrit Berisha, zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta, e pershendeti si nje element pozitiv.

“Propozimet e tyre do te shqyrtohen sipas procedurave te parlamentit, ne menyre qe ky komision hetimor te ngrihet dhe te realizoje objektivat, duke respektuar pavaresine e gjykatave dhe te Kushtetutes”, theksoi Meta.

Por pikerisht pavaresia e gjykatave i ka ndare deri me sot palet. Mazhoranca thote se hapja e kutive eshte e pamundur, pasi per to eshte shprehur njehere Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit ne Tirane.

Kurse Partia Socialiste thote se Komisioni Hetimor qe ata kerkojne nuk synon te hetoje gjykaten apo te hedhe poshte vendimin e saj per rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve.

Kerkesa e Partise Socialiste per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit, do te shqyrtohet ne ditet ne vijim ne komisionin parlamentar te ligjeve.

Top Channel