Mbyllet hetimi per Ruzhdien

27/02/2010 19:40

Fenomeni i Dushkut, eshte nje emertim i manovrave elektorale qe e ka zanafillen ne fshatin Dush i Madh te Lushnjes ku ne zgjedhjet e vitit 2001 socialistet perdoren nje truk per maksimalizimin e mandateve te deputeteve.

Tete vjet me pas te njejtin fat peson fshati Ruzhdie ne Fier.

Ky fshat deri dje shume pak i njohur eshte kthyer ne karten politike te dy partive te medha.

Behet fjale per menyren se si u votua ne zgjedhjet e 28 qershorit. Komisioneret socialiste te cilet pretenduan se u kercenuan me jete. Braktisen punen dhe per kete u paditen.

Prokuroria e Fierit nisi nje hetim ne baze te disa ankesave.

Hetimi tashme eshte mbyllur dhe sipas rezultateve botuar nga revista “MAPO”, tregohet qartazi manipulim me votat.

Kryetari dhe nenkryeatari i KQZ-se konfirmojne hetimet e Prokurorise se Fierit, e cila sipas revistes, rreth 80 vota ne kete fshat jane falsifikuar per shkak se te pakten 80 persona eshte vertetuar nga prokuroria se ne daten 28 qershor nuk ndodheshin ne Shqiperi.

Pasi eshte bere ekspertiza e firmave te hedhura ne listat e votuesve, rezulton se ato jane falsifikuar teresisht nga komisioneret qe vazhduan te qendrojne ne procesin e votimit, komisioneret e Partise Demokratike.

Elementi i trete jane mosperputhjet e shumta te numrave seriale te dokumentave te identifikimit, pasaportave apo kartave te identitetit qe jane perdorur nga zgjedhesit e tjere.

Votat e ketij fshati ishin rinumeruar nga KQZ sepse rezultonte te kishte votuar 90 perqind e emrave ne listen e zgjedhesve.

420 persona kishin votuar PD-ne dhe vetem 12 PS-ne.

Pas rinumerimit diferenca mes dy forcave u ngushtua ne 150 dhe per pasoje, mandati i fundit ne qarkun e Fierit i kaloi Partise Socialiste.

Diten e hyrjes ne Kuvend, socialistet sfiduan duke kerkuar hapjen e vetem nje prej kutive, ate te Ruzhdies.

Nese kjo kuti do dilte e rregullt, Gramoz Ruci angazhohej qe te hiqte dore nga mandati i deputetit.

Top Channel