Kritere te reja per punesimin e pedagogeve

27/02/2010 08:55

Raporti jo i drejte mes studenteve dhe pedagogeve ne universitetet tona, si dhe “qortimi” i Kryeministrit Berisha per kete çeshtje, duket se i ka nxituar drejtuesit e arsimit qe te propozojne menjehere ndryshimin e kritereve per punesimin e profesoreve.

Po keshtu, ndryshim ka pesuar edhe menyra e marrjes se titullit “Doktor”, me synimin e promovimit te atyre qe shume shpejt do te cilesohen si “shkencetaret e talentuar shqiptare”.

Ministri i Arsimit dhe Shkences, Myqerem Tafaj, mblodhi dje ne nje takim rektoret e institucioneve te arsimit te larte publik dhe privat ne vend.

Ministri Tafaj i kushtoi vemendje te veçante çeshtjes se raportit student-pedagog, i cili sipas tij, duhet te ndryshohet, pas rritjes se vazhdueshme te numrit te studenteve.

“Ky ndryshim i raportit na kushtezon ne percaktimin e kritereve te reja per stafin pedagogjik. Ministria e Arsimit dhe Shkences, ne bashkepunim me te gjithe rektoret e universiteteve, do te ndermarrin ndryshimet e nevojshme te kuadrit ligjor. Duhet t’i japim perparesi rekrutimit te pedagogeve, dhe sidomos edhe atyre te rinj”, theksoi Tafaj ne fjalen e tij.

Ministri ka saktesuar me tej se per marrjen e grades doktor, pervec procedurave te deritanishme, kandidatit do t’i duhet te publikoje edhe tre shkrime ne revista.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA