Bonot, me shume hapesire per individet

27/02/2010 08:45

Ministria e Financave ndryshoi marreveshjen qe ka me Banken e Shqiperise per emetimin e bonove te thesarit, duke shtuar hapesiren e lejuar per blerjen e borxhit publik nga investitoret e vegjel individuale, behet e ditur nga burime zyrtare.

Marreveshja qe ngarkon BSH per shitjen e titujve te borxhit per llogari te Ministrise se Financave, lejonte me pare qe blerjet pa ankand nga ana e individeve te mos kapercenin 30 per qind te totalit te kerkuar nga Financat, ndersa me nje ndryshim te marreveshjes, kjo kuote u rrit ne 50 per qind.

Individet kane blere deri tani rreth 10 per qind te totalit te borxhit publik, ndersa kjo kuote pritet te rritet me shume ne te ardhmen.

Tregu i borxhit publik shperndan çdo vit per investitoret rreth 30 miliarde leke interesa dhe eshte sot per sot menyra me fitimprurese per te investuar kursimet.

Shumica derrmuese e ketij borxhi eshte blere nga bankat, te cilat investojne aty depozitat e qytetareve dhe kompanive.

Bankat ne Shqiperi ofruan 6.8 per qind interes per depozitat njevjeçare ne leke, nderkohe qe e njejta shume mund te investohej ne bono thesari perkundrejt interesit 9 per qind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA