Bonot e thesarit per individet

27/02/2010 15:40

Banka e Shqiperise dhe Ministria e Financave ndryshojne marreveshjen per emetimin e bonove te thesarit duke rritur ne 50% kufirin e borxhit publik qe individet mund te blejne nepermjet bonove te thesarit.

Me pare se te rishikohej marreveshja parashikonte qe individet nuk mund te blinin me shume se 30% te borxhit publik nepermjet bonove te thesarit. Deri tani individet kane zoteruar 10% te totalit te borxhit. Jane bankat e nivelit te dyte ne vend ato qe blejne dhe pjesen me te madhe te ketij borxhi, duke investuar aty depozitat e qytetareve.

Per depozitat 1-vjecare, ne lek, interesi i ofruar nga bankat shkon ne 6,8% ndersa nese te njejten shume e investon ne bono thesari, interesi shkon ne 9 % .Nga posedimi i ketyre titujve te borxhit ne xhepat e investitoreve shkojne cdo vit rreth 30 miliarde lek interesa dhe eshte nje nga menyrat me fitimprurese te investimit te kursimeve.

Individet mund te investojne ne bono thesari shuma qe variojne nga 300 mije deri ne 30 milione leke. Kufiri i meparshem i percaktuar nga Ministria e Financave qe individet nuk mund te blinin me shume se 30% te borxhit te kerkuar nga qeveria, nuk u jepte hapesirat e nevojshme individeve qe duan te investojne ne bono thesari.

Top Channel