Kreu i levizjes libaneze te Hezbollah, Hassan Nasrallah ka bere nje shfaqje te rralle ne publik, ne kryeqytetin sirian te Damaskut.
Sheiku Nasrallah mori pjese ne nje darke me presidentin sirian Bashar al Assad dhe me ate iranian, Mahmoud Ahmadinejad.
Kreu i levizjes shiite eshte nen kercenimin e Izraelit dhe per pasoje daljet e tij ne publik jane shume te rralla. Kur ai flet ne emer te Hezbollahut, ben video ne nje lokalitet sekret.
Si Siria, ashtu dhe Irani i sigurojne grupit te tij mbeshtetje financiare dhe ushtarake.
Hezbollah zhvilloi nje lufte 33 diteshe me Izraelin ne vitin 2006, gjate te ciles u vrane 1200 shtetas libaneze, shumica e te cileve civile. Ne palen tjeter pati rreth 160 humbje, shumica ushtare izraelite.
Ne nentor, sheiku Nasrallah beri thirrje per rritje te kapaciteteve ushtarake te levizjes se tij dhe kercenoi me hakmarrje nese Izraeli sulmon Libanin.
Top Channel