Ivestimet ne rruge kane mbetur te pamjaftueshme per te parandaluar aksidentetet automobilistike qe jane rritur cdo vit.
Vetem gjate vitit 2009 ka pasur 378 te vdekur prej aksidenteve automobilistike dhe rreth 358 te plagosur rende.
“Per cdo 10 mije automjete, numri mesatar i aksidenteve me pasoje vdekjen eshte 10, nga 5.5 qe e kane vendet e Europes qendrore dhe lindore. Pra jemi 1.8 here me larte se mesatarja e ketyre vendeve”, ka deklaruar ministri i Transporteve, Sokol Olldashi.
Sipas statistikave zyrtare, 78.8% e aksidenteve eshte shkaktuar per faj te drejtuesve te automjeteve, 19% e aksidenteve jane shkaktuar nga kembesoret dhe vetem 2.2% per shkak te te metave teknike te mjeteve.
Sipas perfaqesueses se Bankes Boterore ne Shqiperi, Camille Nuhama, duhet nje informim me i gjere rreth rregullave te qarkullimit rrugor dhe duhet te garantohen standartet dhe siguria ne rruget e vendit.
“Nuk mjafton vetem te investoni ne infrastrukture rrugore, kaq nuk mjafton. Duhet qe ne cdo rruge te vendit te garantohen standartet dhe siguria per qytetaret. Nuk ka justifikim per Shqiperine shmangia nga problemet e infrastruktures, apo nga ato te sinjalistikes”, ka deklaruar Nuhama.
Kete fakt e mbeshteti edhe kryeministri Berisha, i cili tha se qeveria po menaxhon fonde ma Banken Boterore pe rritjen e sigurise ne vend.
“Rruget tona vuajne per standartet e sigurise, vuajne per sinjalistiken. Duhet te konsolidohet nje autoritet kombetar per sigurine rrugore, qe te merret me zbatimin e strategjise per sigurine rrugore”, eshte shprehur Berisha.
Gjate nje viti ne bote vdesin rreth 1.3 milion njerez, por 2/3 e viktimave jane nga vendet ne zhvillim edhe pse ato kane numrin me te ulet te automjeteve per fryme.
Top Channel