Rama: Zgjidhja? Varet nga vullneti i Berishes

26/02/2010 13:45

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i beri apel dje nderkombetareve qe te mos lejojne qe kriza ne Shqiperi te rendohet, ndersa shprehu vendosmerine e opozites per te cuar deri ne fund betejen e saj.

Nje dite pas futjes se opozites ne parlament, nen ‘kercenimin’ e kesaj te fundit se nuk do te qendroje aty pa gjetur zgjidhjen per kutite dhe transperencen e procesit zgjedhor, kreu socialist shprehu keqardhjen per qendrimin e pushtetit dhe qellimin e tij per ta eksportuar krizen e thelle te demokracise brenda PS-se.

“Qeveria nuk njeh krizen dhe kjo eshte nje shprehje e papranueshme e shperfilljes se vete komunitetit nderkombetar”, theksoi Rama.

Kreu i PS u shpreh se priste nje levizje lidhur me oferten qe con ne zgjidhjen e krizes, por ka vene re nje indiference dhe nje trajtim si gjithe te tjerat, te kesaj ceshtje teper te rendesishme.

“Ne nuk shkuam ne parlament per te futur ne nje kanal zvarrites kauzen tone, por per t’i dhene zgjidhje kesaj ceshtje madhore”, theksoi Rama.

Kreu i PS kerkoi nga kryeministri te tregoje vullnet per hapjen e kutise se Ruzhdies, ku Berisha pretendon se ka fituar. “Ky veprim do te coje drejt rruges se zgjidhjes”, theksoi Rama.

Me tej kreu socialist shtoi se opozita nuk pret zgjidhje nga Komisioni i Venecias, nderkohe qe ka propozuar ne parlament amendime te ligjit, me qellim qe jo vetem sot por kurdohere te kete hetim te zgjedhjeve permes parlamentit, jo me qellim ndryshimin e rezultatit, por per te pare drejtesisht ecurine e administrimit zgjedhor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA