Opozita betohet ne Kuvend

26/02/2010 01:15

Nen objektivat e kamerave dhe te aparateve fotografike, deputetet socialiste u paraqiten ne Kuvend ne menyre te organizuar 15 minuta perpara fillimit te seances.

Nje numer ambasadoresh te akredituar ne Tirane iu pergjigjen pozitivisht nje ftese nga kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli per te ndjekur nga afer kete seance.

Betimi njepernje i te 64 deputeteve socialiste, i dha fund keshtu debatit kushtetues mbi humbjen ose jo te mandateve prej tyre. Tanime atyre u mjafton te marin pjese te pakten nje here cdo gjashte muaj ne nje seance plenare, per t’i ruajtur mandatet. Por deputeti Gramoz Ruci theksoi se deputetet socialiste nuk ishin aty vetem per nje dite, por per te dhene kontributin e tyre si opozite.

Me nje dosje ne dore, zoti Ruci paraqiti dy propozime konkrete, nje per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qeshorit dhe nje tjeter per nje ligj qe do te garantoje cdo parti qe ka ankesa per zgjedhjet, lokale apo parlamentare, qe te kerkoje hapjen e kutive dhe nje hetimi te plote dhe te pakushtezuar.

“Ne kemi ardhur t’u dorezojme celsin qe hap deren e kthimit tone perfundimtar ne parlament. U takon tashme juve, shumices ne kete salle te vendosni, ose nese nuk do te degjoni zerin e se drejtes ne do te jemi ne krye te protestave pandalim” tha deputeti Ruci.

Per Astrit Patozin, kryetar i Grupit Parlamentar demokrat, kthimi i socialisteve ne Kuvend ishte i vonuar:

“Pavaresisht se i mirepritur ne te gjitha aspektet, ne nuk mund te  themi se kthimi i partise socialiste ne parlament nuk ishte i vonuar”. deklaroi Patozi.

Pas tij, Kryeministri Berisha iu referua nje vendimi te Gjykates Kushtetuese. Vendim i fundit, i pranuar nga te tere, i cili per te ruajtur autonomine e pushtetit lokal, ndalon hetimin nga parlamenti. Por per kryeministrin mbi autonomine e bashkive dhe komunave qendron pavaresia e gjykates, e cila sipas tij eshte shprehuar njehere per moshapjen e kutive.

“Nese ne kujdesemi qe te respektojme pavaresine e pushtetit vendor, ka nje pavaresi tjeter qe eshte shume here me e rendesishme se sa pavaresia e pushtetit vendor dhe kjo eshte pavaresia e pushtetit gjyqesor” deklaroi kryeminsitri Berisha.

Deputeti Ruci e mori edhe njehere fjalen per te kerkuar mbylljen e seances dhe reflektim per 2 propozimet e socialisteve.

“Pa e lexuar fare dhate pergjigjen qe as doni ta lexoni, kur une ne fjalen time thashe qe nuk e pres kete pergjigje sot, prandaj edhe njehere u bej apel qetesise, maturise dhe pervojes tuaj politike ta mbyllim ketu kete seance, t’i japim njeri-tjetrit kohe, ne te kundert opozita eshte e detyruar qe te largohet nga salla” replikoi socialisti Ruci.

Vazhdimi i seances beri qe deputetet socialiste te braktisin sallen. 2 propozimet e tyre do te depozitohen zyrtarisht te premten, por nderkohe, deputetet e mazhorances miratuan kalendarin tre javor te punimeve te Kuvendit.

Ndryshimi i kalendarit per te futur 2 projektet e socialisteve, kerkon nje shumice te cilesuar prej 2/3, pra duhet qe deputetet socialiste te jene edhe njehere te pranishem ne salle.

Pa pranine e tyre, deputetet e mazhorances miratuan te enjten edhe nje sere projekligjesh me karakter ekonomik. Ra ne sy miratimi edhe i projektligjit qe fikson daten 20 shkurt si dite e perkujtimit te krimeve dhe viktimave te komunizmit dhe ngritjen e nje Instituti te kujteses per keto krime.

Top Channel