Pas pozicionimit te ashper te Berlinit ndaj krizes greke dhe skepticizmit per efektivitetin e programit te Stabilitetit Ekonomik te qeverise Papandreu per daljen nga kjo krize, erdhi edhe fshikullimi dhe satirizimi i politikes greke ne vitet e fundit, nga ana e shtypit gjerman.
Kaq ka mjaftuar qe ne Greqi te ngjallet fryma e pretendimeve per demshperblimet e Gjermanise ne Luften e Dyte Boterore.
“Kerkojme rehabilitim te drejtesise dhe te llogjikes”, ka deklaruar Manolis Glezos, heroi qe uli flamurin nazist nga Akropoli.
Ndersa Mikis Theodhorakis, kompozitor dhe ish-minister i Kultures shprehet: “Ndersa kane dhene tek shume popuj te tjere demshperblime, neve nuk na kane dhene asnje marke”.
Nuk eshte ceshtja te perfitojme nga rasti, por kjo eshte ende nje ceshtje e hapur, ka deklaruar vete kryeministri Papandreu kur eshte pyetur ne Parlament nga udheheqesit e partive opozitare, te cilet jane shprehur pro kerkeses per keto demshperblime, qe perllogariten nga qarqe politike greke ne rreth 70 miliarde euro.
“Thjesht dua te perseris se ceshtja ngelet ekzistente dhe e hapur dhe dua te theksoj qe ja kam shtruar edhe ish-ministrit te Jashtem Fisher. Por problemi vazhdon te jete i hapur”, ka nenvizuar Papandreu.
Dje Berlini zyrtar ka mohuar ekzistencen e kesaj ceshtjeje, duke deklaruar nepermjet zedhenesit te Ministrise se Jashtme se eshte ajo eshte zgjidhur prej vitit 1960.
Sot kancelarja gjermane Angela Merkel, pasi ka mesuar per ftesen qe i ka bere Barack Obama kryeministrit grek, ka shpejtuar duke e ftuar Papandreun zyrtarisht ne Berlin, para se ai te vizitoje Uashingtonin.
Kjo, per arsye se ftesa e Obama eshte interpretuar si mbeshtetje e SHBA ndaj Greqise ne kete moment krize, c’ka nuk ka bere menjehere, sipas Athines, BE dhe kryesisht Gjermania.
Top Channel