Kouchner, te henen vizite ne Kosove
26/02/2010 20:40
Ministri i Jashtem francez, Bernard Kouchner do te mberrije te henen ne Kosove, ku do te zhvilloje takime me kreret me te larte te shtetit.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave shefi i diplomacise franceze do te mbaje edhe nje fjalim ne nje seance solemne ne Kuvendin e Kosoves.
Kouchner ka qene kryeadministrator i Kosoves ne vitet e para te pasluftes dhe konsiderohet si nje person mik nga populli kosovar.
Top Channel