Kontroll depozitave te gazit

26/02/2010 19:35

Autoriteti i Konkurrences ka nisur zyrtarisht hetimin mbi shoqerite qe kane me koncesion depozitat e gazit ne dy portet, ate te Porto Romanos dhe te Vlores, pas dyshimeve te forta per kufizim te konkurrences.

“Gjate procesit te monitorimit inspektoret konstatuan gjurme te kufizimit te konkurrences ne disa pjese te segmentit te tregut. Ne do vazhdojme hetimin dhe me pas do vendosim per procedurat e tjera”, ka deklaruar Lindita Lati, perfaqesuese e Autoritetit te Konkurrences.

Importuesit e gazit ankohen se dy shoqerite qe kane marre me koncesion depozitat nga qeveria shqiptare nuk i lejojne te shkarkojne, duke i detyruar te blejne nga vete ato, ose shoqeri te tjera te lidhura me to.

Ne treg, qe nga fillimi i vitit cmimet e gazit qe perdoret gjeresisht per gatim dhe ngrohje jane rritur me 30 perqind.

“Tashme Autoriteti e ka ne qender te vemendjes pasi eshte nje ankese per nje praktike antikonkurruese. Autoriteti do vendose fokusin maksimal per t’iu pergjigjur kesaj ankese”, ka theksuar Lati.

Nese autoriteti do te vertetoje shkeljet e dyshuara, kompanite rrezikojne gjobe deri ne 10 perqind te xhiros se tyre vjetore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA