
Importi i mallrave ne Shqiperi pesoi nje renie tjeter ne janar te ketij viti, duke shenuar nivelin me te ulet te regjistruar qe nga fillimi i vitit 2007.
Lajmi behet i ditur nga statistikat e publikuara dje prej Bankes se Shqiperise.
Shqiperia importoi 216 milione euro mallra ne janar, me renie 31 per qind kundrejt dhjetorit, kur qene importuar 314 milione euro, si dhe me renie 2.6 per qind kundrejt janarit 2009.
Importet ne Shqiperi nuk kane qene kaq te uleta qe nga shkurti i vitit 2007.
Sasia e mallrave te importuara sherben si tregues i ecurise se konsumit ne Shqiperi, i cili vleresohet nga te gjithe ne tendence negative, por paralajmeron gjithashtu edhe per veshtiresi te financat publike, te cilat mbahen ne kembe ne mase te madhe nga taksat dhe tatimet qe mblidhen ne dogana.
Ekonomia shqiptare eksportoi 69 milione euro mallra gjate muajit janar, me renie te lehte kundrejt dhjetorit, por gjithsesi me rritje te fuqishme prej 30 per qind ne krahasim me nje vit me pare.
Rritja e forte vjetore shpjegohet me faktin se ne janar 2009 kriza pati arritur ne kulm.
Shqiperia ka eksportuar mesatarisht 70 milione euro mallra qe nga shtatori i vitit 2009.
Eksportet e naftes bruto jane shkaku kryesor i rritjes per shkak te çmimeve dy here me te larta ne tregun boteror.
Top Channel