Gerdeci, radha e ushtarakeve

26/02/2010 16:00

Prokuroria ka perfunduar listen e deshmitareve te akuzes, te cilet kane qene punetore te punishtes se Gerdecit dhe qe ndodheshin aty castin e shperthimit.

Te gjashte deshmitaret e thirrur te premten, me radhe kane renduar situaten teknike te punishtes duke deklaruar se sa here qe binte zjarr, fikej me kova uji.

Deshmitaret e radhes kane deklaruar se kushtet teknike linin shume per te deshiruar, ndersa kane rrefyer edhe momentin e shperthimit.

Nje nga deshmitaret e cila ka qene shtatzene ne pune kur shpertheu Gerdeci deklaroi se, kishte degjuar me pare nje shperthim dhe me pas ka pare flaket, por prokuroria kerkoi qe kjo te mos merrej per baze, pasi kjo nuk ishte ne perputhje me theniet gjate procesit hetimor.

Deshmitarja kishte kaluar per nje periudhe disa mujore ne terapi intensive nga psikologet per shkak te problemeve traumatike qe ju zhvilluan pas momentin te shperthimit.

Dritan Minxholli, per kundrapeshe te gjithe deshmive te dhena, deklaroi se administratori Delijorgji dhe vete ai ne cilesine e drejtorit te punishtes kishin per detyre ne baze te kontrates, te pergjigjeshin vetem per anen financiare. Sipas Minxhollit, administratori amerikan Patrik Henri ishte pergjegjesi per anen teknike duke u shprehur se atij i takon pergjegjesia kryesore per mungesen e kushteve te sigurise ne pune.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA