Fusha e Maliqit eshte kthyer ne liqen. Tokat bujqesore i perngjajne kenetes se dikurshme, e cila u tha disa dekada me pare.
Demtimi i kanaleve kulluese eshte shkaku kryesor i kthimit ne liqen te kesaj zone, thellesia e ujit arrin deri ne 3 metra. Kjo zone dikur kenete, mbahej e thate me ane te sistemit te kanaleve te kullimit te cilat e pershkronin ate ne gjithe gjatesine.
Por vitet e fundit kanalet nuk jane mirembajtur dhe per shkak te ndarjes se tokes ne parcela, ato jane bllokuar ne disa raste.
Te pakten 2500 hektare siperfaqe bujqesore jane prekur nga permbyjtet ne fushen e Maliqit. Tokat ndodhen te gjitha nen uje duke shkaktuar deme te shumta per bujqesine dhe fermeret.
Shkak per kete situate te renduar eshte bere mosfunskionimi i sistemit te kanaleve kulluese dhe bllokimi i kanaleve dytesore. Fusha ndodhet ne zonen e ish-kenetes, e cila per shkak te djegies se vazhdueshme te saj ka ulur nivelin nga viti ne vit dhe gjendet nen nivelin e ujrave nentoksore duke shkaktuar cdo vit permbytje. Por kete vit situate eshte perkeqesuar me tej pas reshjeve dhe shkrirjes se debores.
Top Channel