Energjia, qytetaret ne revolte

26/02/2010 15:00

Shqiptaret duket se po e paguajne shtrenjte rritjen e cmimit te energjise. Faturat e energjise elektrike te muajit janar kane ngjallur pakenaqesi tek qytetaret te cilet akuzojne Operatorin e Sistemit te Shperndarjes se u ka faturuar me teper kilovat se sa ata kane harxhuar ne te vertete.

Faturat, sipas vete deshmive te konsumatoreve i kalon 10 mije leket ne muaj, ndersa shume te tjere thone se u jane trefishuar nga sa paguanin me pare.

Ndonese e prisnin rritjen e cmimit te energjise, qytetaret akuzojne punonjesit e OSSH-se se po u faturojne me teper kilovat energji per te realizuar planin, pasi nuk kane mundesi te kontrollojne sahatet sepse celesat i mbajne vete faturistet.

Ndonese ishin paralajmeruar per rritjen e cmimit te energjise qytetaret akuzojne qeverine qe lejoi rritjen e cmimit kur pensionet jane fare te uleta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA