Berisha: Nuk ka masa konkrete per uljen e aksidenteve
26/02/2010 10:45
Ne nje konference per sigurine rrugore, kryeministri Sali Berisha kritikon strukturat per mungese masash konkrete per uljen e numrit te aksidenteve rrugore.
Berisha theksoi se siguria ne rruge eshte nje problem kompleks qe kerkon nje bashkepunim te gjere.
“Siguria rrugore perben themelin e parandalimit te aksidenteve. Qindra jete njerezish humbasin jeten pikerisht nga mungesa e sinjalistikes dhe e elemtenteve te tjera te sigurise ne rruge”, u shpreh Berisha.
Sipas kryeministrit ka vullnet politik per masa konkrete ne nje plan veprimi qe do te shenoje kthese rrenjesore ne uljen e numrit te aksidenteve.
Top Channel