Apolloni, evakuohen statujat

26/02/2010 15:15

Amfiteatri 2400 vjecar ne Parkun Arkeologjik te Apollonise po demtohet shume rende nga shembjet dhe rreshkitjet e tokes.(UPDATE)

Muret qe i rezistuan 24 shekujve nuk po mund te qendrojne ne kembe per shkak te rreshkitjeve te tokes per te cilat deri me tani nuk eshte arritur te merret ndonje mase qe do te frenonte erozionin e metejshem.

Demtime te medha ka pesuar edhe Muzeu Arkeologjik ku ndodhen zbulimet arkeologjike me te njohura te kesaj zone te rendeshme. Punonjesit e parkut se bashku me anetaret e nje misioni arkeologjik gjerman po punojne per te larguar prej andej statujat mijera vjecare.

“Ne kemi ardhur ketu per nje mision qe po e perfundojne me sukses. Duhet te riparojme demet dhe ta bejme kete park te vizitueshem”, u shpreh arkeologu Gregor Duhnes.

Drejtuesit e Parkut Arkeologjik kane kerkuar ndihme urgjente per te penguar shkaterimin, nderkohe qe portiku ka pesuar carje te medha.

“Tani eshte rruga e hapur per te nisur rikonstruktimi i ketij sektori dhe besoj qe sezoni i veres ta gjeje kete vend si me pare per ta vizituar”, thote drejtori i parkut, Marin Haxhimihali.

Parku i Apollonise ka nje numer te madh objektesh arkeologjike te zbuluara pikerisht ne zonen e banuar 2400 vjet me pare.

Top Channel