Nje 70-vjecar ka gjetur vdekjen si pasoje e nje aksidenti ne rrugen nacionale Fushe – Kruje – Tirane.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e se premtes, teksa 70-vjecari Hamdi Topalli nga fshati Tapize i Krujes po tentonte te kalonte rrugen nga njera ane e ne tjetren.
Nje autoveture tip BMW dyshohet ta kete perplasur ate duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Sipas policise se Krujes e cila shkoi menjehere ne vendin e ngjarjes. Drejtuesi i mjetit qe ka shkaktuar vdekjen e 70-vjecarit eshte larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lene viktimen ne rruge.
Policia po vazhdojne kerkimet per gjetjen dhe arrestimin e drejtuesit te mjetit, por largimi i shpejte i tij nga vendi i aksidentit ka veshtiresuar edhe kerkimet e policise. Sipas ekpertizes se grupit hetimor mesohet se shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe e drejtuesit te mjetit.
Top Channel