Aksident ne Tirane-Vore, dy te vdekur
26/02/2010 09:00
Nje aksident i rende me pasoje dy te vdekur ka ndodhur mengjesin e sotem rreth ores 05:00 ne autostraden Tirane-Vore.
Viktimat jane Gentian dhe Edmond Kullai, perkatesisht 20 dhe 28 vjec, ndersa drejtuesi i mjetit Besmir Kullai ka mbetur i plagosur.
Viktimat udhetonin ne nje makine tip “Benz” me targa te huaja.
Sipas deshmitareve ne vendngjarje, mjeti tentoi te parakalonte nje furgon, por doli nga rruga dhe ra ne nje kanal.
Policia ka bere te ditur se shkak per aksidentin dyshohet te jete shpejtesia e madhe dhe lageshtia ne rruge.
Top Channel