
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, firmosi dje tre ligje te rendesishme qe ka miratuar se fundmi Parlamenti shqiptar.
Siç ben te ditur zyra e shtypit e Presidences, kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit nr. 10221, date 04.02.2010 “Per mbrojtjen nga diskriminimi”, shpalljen e ligjit nr. 10220, date 04.02.2010 “Per shpalljen e moratoriumit per mjetet motorike lundruese te Republikes se Shqiperise”, si dhe shpalljen e ligjit nr. 10219, date 04.02.2010 “Per disa shtesa ne ligjin nr. 9482”, date 03.04.2006 “Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje”, te ndryshuar.
Dy nga ligjet jane kundershtuar ashper nga opozita shqiptare, por qe nuk ka kerkuar mosdekretimin e tyre.
Ligji per mbrojtjen nga diskriminimi, ne fakt, nuk ka pasur kundershtime nga opozita, por ben pjese ne ate kontekst qe prek nje tabu per shoqerine shqiptare.
Miratimi i ketij ligji ishte finalizimi i punes se organizatave per te drejtat e njeriut, te cilat u angazhuan ne realizmin e draftit te kesaj nisme ligjore dhe e ndoqen te gjithe procesin e shqyrtimit neper komisione deri diten qe u votua.
Ne nenin e pare te ketij ligji, ku radhiten grupet qe mund te preken nga diskriminimi, lexohet vetem prirje seksuale.
Ligji “Per mbrojtjen nga diskriminimi” nuk merr persiper qe te legalizoje nje marredhenie brenda gjinise, nje nisme kjo e Kryeministrit Berisha, i cili kerkoi qe Shqiperia te legalizonte martesat mes homoseksualeve. Pas miratimit te ligjit ka reaguar edhe nje nga shoqatat e homoseksualeve.
Nderkaq ligji per moratoriumin e skafeve shtyn edhe tre vjet mosperdorimin e mjeteve motorike ne detet, liqenet apo lumenjte e vendit te mjeteve motorike lundruese.
Nga ky ligj perjashtohen vetem skuteret e ujit. Nderkaq ligji per ndryshime ne ligjin e legalizimeve ka shtuar mundesine e pageses per te ligjeruar banesat ne zonat informale, edhe me bono privatizimi.
Top Channel