Skandali, 15 mije maune kontrabande

25/02/2010 08:10

Vazhdojne hetimet e policise  dhe prokurorise greke per kontrabanden e 10 doganiereve greke te arrestuar dy jave me pare dhe sipas mediave greke deri tani hetuesit kane mundur te zbulojne nje skeme gjigante korrupsioni ne doganat greke qe operojne ne kufijte tokesore me Shqiperine, ne Kakavije (Gjirokaster), Qafe-Bote (Konispol) dhe Tri Urat (Permet).

Sipas mediave dhe shtypit me serioz ne Greqi, behej e ditur se per nje periudhe 4-vjeçare, 2005-2009, nga pikat kufitare te permendura me siper kane kaluar ne menyre te paligjshme te pakten 15 500 maune kontrabande.

Hetimet dhe pergjimet e para ne terren kane nisur 3-4 muaj me pare nga seksioni special i Ministrise se Brendshme te Greqise ne perfundim paraprak te te cilave jane vene nen hetim 10 punonjes te doganes, te cilet kishin arritur te grumbullonin shuma te medha parash permes skemes se tyre te ryshfetit, duke abuzuar me se shumti me eksportet fiktive me Shqiperine, nga te cilat doganieret akuzohen se kane perfituar 18% te vleres se blerjes.

Mediat greke dhe veçanerisht agjencia shteterore greke e informacionit ANA, duke iu referuar burimeve zyrtare kane publikuar skemen e ketij korrupsioni te madh qe realizohej ne pikat doganore tokesore qe perballojne qarkullimin me te madh te mallrave dhe mjeteve mes dy vendeve. Sipas ketyre te dhenave te para qe lidhen me korrupsionin per 5 doganiere te vene ne hetim ne piken e Kakavijes dhe 5 te tjere ne piken e doganes se brendshme qe ndodhet ne Janine.

Duke iu referuar departamentit te çeshtjeve te brendshme ne policine greke, mediat thone se behet fjale per nje skandal shume te madh, qe aktualisht eshte kufizuar vetem me hetimin, penalizimin dhe ndalimin e 10 punonjesve te doganave ne Kakavije dhe Mertzani, ne prefekturen e Janines, por mendohet se ky korrupsion i shtrin “metastazat” e tij edhe ne Doganen e Kapshtices ne Korçe dhe ndoshta ne nje volum me te madh abuzimi. 10 nepunesit e doganave greke jane akuzuar per formimin e nje rrjeti qe ka modifikuar dokumentet doganore, duke lejuar mijera kamione per te kaluar kufirin greko-shqiptar, ne kembim te ryshfetit.

 Sipas ketij burimi, nga datat 27 shtator 2008 dhe deri me 13 janar 2010 doganieret kane lejuar 11 814 kamione te kalojne ilegalisht kufirin ne Kapshtice dhe 4 780 kamione te tjere ne piken kufitare te Kakavijes. Te dhenat jane publikuar edhe nga shtypi lokal i Janines, perkatesisht nga gazetat e rajonit te veriut te Greqise si: “Proina neas”, “Iperotikos agonas”, “Proinos logos” etj., te cilat nenvizojne se shifrat qe kane dale gjate hetimit dhe qe jane pranuar zyrtarisht edhe nga autoritetet shteterore greke, per rreth 15 500 kamione qe kane kaluar kontrabande ne Shqiperi, perbejne humbje te madhe financiare jo vetem per Greqine, por edhe per Shqiperine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA