
Sipas deputetit dhe drejtuesit te larte te Partise Socialiste, Gramoz Ruci, sot opozita ka propozuar riberjen e 2-3 amendamenteve te ligjit ekzistues per komisionet hetimore, per ta kthyer ne norme ceshtjen e hetimit te zgjedhjeve.
“Sa here qe nje opozite te kerkoje transparancen e zgjedhjeve, ta kete kete te drejte. Duhet te marre fund njehere e pergjithmone ankthi elektoral. Nuk mund te behet asnje hetim i procesit zgjedhor pa hapjen e dokumantacionit te procesit zgjedhor”, theksoi Ruci ne “Top Story”.
Ai tha gjithashtu se kutite te hapen qofte edhe ne ato zona te permendura nga OSBE/ODIHR per parregullsi. “Te ulemi, t’i hetojme qe te vertetojme se kushdo qe ka shkelur ligjin te vihet para ligjit dhe komisioneret e neserm te mos shkelin me ligjin. Kemi bere nje oferte politike ku kam thene te hapim ne parlament vetem nje kuti votimi, ate te fshatit Ruzhdie dhe nese ajo kuti votimi del e paster, ne heqim dore nga kauza jone per gjithe procesin dhe une jap doreheqjen si deputet, ndryshe Berisha te shpalose vullnetin politik dhe te hape hetim te plote te te gjithe procesit te zgjedhjeve”, shtoi Ruci.
Sipas tij, nuk ka asnje leshim ne ato qendrime politike qe PS ka mbajtur deri me sot. “Ne shtator vendosem kushtezimin e hyrjes tone ne parlament duke kerkuar transparencen e zgjedhjeve. Ne shtator, askush nuk do na jepte te drejten per kete kauze qe kemi pasur keto 6 muaj. Kane kaluar kaq muaj qe faktori nderkombetar te theksonte ne nje mbledhje asambleje qe ne Shqiperi ka nje krize”, vijoi ai.
Top Channel