Ruci: Ne parlament kur te diskutohet per krizen

25/02/2010 21:50

Kryetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Gramoz Ruci ka deklaruar opozita do te kthehet ne parlament ne seancen e pare qe do te diskutohet per zgjidhjen e krizes politike ne vend.

Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Ruci vleresoi tryezen e presidentit te Republikes per gjetjen e nje zgjidhjeje per transparencen e zgjedhjeve dhe theksoi se kjo tryeze nuk eshte mbyllur.

“Do te kthehemi ne parlament ne seancen e pare qe pala kundershtare do te kerkoje nje zgjidhje institucionale per krizen. Gjithashtu do te marrim pjese ne cdo tavoline dialogu per zgjidhjen e krizes”, deklaroi Ruci.
 
“Ne e kemi vleresuar tryezen e presidentit. Pasi presidenti e mori kete iniciative ne iu pergjigjem pozitivisht dhe shpalosem idete tona per zgjidhjen e krizes. Nuk eshte thene qe kjo tryeze u mbyll dhe edhe nderkombetaret kerkojne qe dialogu te vazhdoje dhe kjo tryeze te jape nje produkt. Hapi qe ne hodhem sot eshte ne favor qe kjo tryeze te jape nje produkt”, eshte shprehur Ruci.

Top Channel