
Partia Socialiste do te paraqese ne kuvend projektligjin per ngritjen e komisionit hetimor qe perfshin hetimin e pakufizuar e te pakushtezuar te zgjedhjeve te pergjithshme te 28 qershorit dhe nje projektligj tjeter i cili i jep te drejten e hapjes se kutive cdo partie qe kerkon hetim per zgjedhjet e pergjithshme apo lokale.
Deputeti Namik Dokle pas mbledhjes se sotme te grupit kuvendor socialist beri me dije se opozita do te futet ne parlament dhe do t’i paraqese maxhorances keto dy propozime.
“Ne presim ne reflektimin e maxhorances lidhur me propozimet tona dhe eshte e drejte e saj per t’i pranuar ato apo jo”, u shpreh Dokle, duke kujtuar se opozita hyn ne parlament per te mos dale, por edhe per te mos qendruar ne rast se nuk do te garantohet transparenca e zgjedhjeve te 28 qershorit.
Top Channel