Projektligji i PS, çfare kerkohet te hetohet

25/02/2010 08:35

PS-ja ka gati projektligjin qe do t’ia paraqese Kuvendit te Shqiperise, me qellim hapjen e kutive te votimit dhe hetimin parlamentar te zgjedhjeve.

Nisma ka qene perpunuar qe ne muajin tetor, teksa dje jane mbledhur firmat e deputeteve.

Nisma legjislative ka per qellim hetimin e shkeljeve te ligjit dhe pretendimeve publike per shkelje nga ana e institucioneve shteterore apo personave te perfshire zyrtarisht ne administraten zgjedhore, si dhe krijimin e institucioneve te perkohshme qe ngarkohen per drejtimin dhe administrimin e ketij procesi.

Ne nenin qe flet per objektin e hetimit, thuhet se synohet hetimi i çdo shkeljeje qe lidhet me procesin zgjedhor ne teresi.

Konkretisht socialistet duan te hetojne akuzat per presione per largim ose ulje ne detyre, per shkaqe qe lidhen me fushaten zgjedhore, te punonjesve te administrates qendrore, lokale apo te çdo enti publik.

Nje tjeter objekt ka te beje me hetimin e pretendimeve dhe akuzave per proces te parregullt votimi ne disa qendra konkrete votimi, pjese te disa Zonave te Administrimit Zgjedhor.

Nisma e opozites qe pritet te paraqitet ne Kuvend synon edhe hetimin e akuzave dhe pretendimeve publike te ngritura nga partite politike dhe vezhguesit nderkombetare per moszbatim te legjislacionit ne lidhje me procesin e numerimit te votave dhe vleresimin e tyre.

Top Channel