
Kryetari i grupit parlamentar Astrit Patozi pershendeti vendimin e deputeteve te Partise Socialiste per te nderprere bojkotin, duke theksuar se gjithesesi kthimi eshte i vonuar.
Patozi shtoi se ne kuader te bashkepunimit dhe debatit politik ne sallen e kuvendit, do te respektohet i gjithe aksioni i opozites ne kerkesat e saj, edhe pse konsideroi se kjo eshte perpjekja e socialisteve per te nxjerre vendin nga shinat.
“Sot mund te ishte dita juaj e duhur e marrjes se pergjegjesise. Partia Socialiste, ne fakt kryetari juaj eshte perpjekur te mbaje per 6 muaj gjalle me serume nje kauze te vdekur”, u shpreh Patozi.
Sipas tij krijimi i vorbulles artificiale erdhi duke lexuar keq rregullat dhe kushtetuten, te gjitha raportet nderkombetare, si dhe ofertat e pastra te maxhorances per bashkepunim.
“Ne rast se ju do te vazhdoni me bojkot atehere ne do te shprehim vetem keqardhje. Ne kete rast ju do te dilni nga kuvendi do te ishit shume me te pabesueshem se dje dhe se sot. Destinacioni ne Europe nuk eshte partiak por linje kombetare. Nuk duam te mendojme se ajo nuk eshte kauza juaj ndaj ju ftojme qe te udhetojme bashke sepse Shqiperia eshte shtepia jone e perbashket njelloj si edhe kjo salle e parlamentit”, u shpreh Patozi.
Top Channel