
Keshilli i Ministrave miratoi dje nepermjet nje projektligji kompetenca shtese per Keshillin Kombetar te Territorit, duke i perafruar te drejtat e ketij keshilli me ato te keshillave bashkiake.
Keshtu, ne mbledhjen e ardhshme te qeverise se ketij keshilli, i cili ka varesi te drejtperdrejte nga Kryeministri, i shtohen edhe funksionet e miratimit te kerkesave per zhvillim dhe lejet e ndertimit ne zonat kombetare, tokat shteterore dhe oborret e institucioneve publike arsimore te te gjitha niveleve, te zonave universitare, spitaleve dhe kopshteve e çerdheve.
Nga ana tjeter, me ndryshimet e reja ne kete ligj, KKT-se i jane shtuar edhe kompetencat per miratimin e planeve zhvillimore dhe rregulluese te bashkive kryesore ne vend.
“Keshilli Kombetar i Territorit eshte autoriteti pergjegjes qe ka kompetence ekskluzive shqyrtimin perfundimtar te planeve zhvillimore (rregulluese/te planifikimit) te bashkive te kategorise se pare, ne territorin e vendit dhe miratimin e tyre”, theksohet ne draftin e ri, i cili dje mori miratimin e Keshillit te Ministrave.
Po keshtu, ne keto shtesa theksohet se KKT e ushtron kete pergjegjesi dhe ne territore administrative te tjera, ku parashikohet zhvillimi i porteve te hapura nderkombetare, i centraleve energjetike, digave dhe dambave te larta, si dhe ndertimeve te tjera me interesa strategjike per vendin.
Top Channel