Maqedoni, hapet porta e shkarkimit te Ohrit
25/02/2010 11:25
Autoritetet maqedonase, nga frika e permbytjes se Ohrit dhe Struges kane hapur porten e shkarkimit te liqenit te Ohrit, ne digen e lumit Drin.
Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, te cilat saktesojne se autoritetet kane ngritur plotesisht edhe digen e poshtme ne Daljan, per te mundesuar qe sasia e ujit te vazhdoje rrugetimin drejt liqeneve akumuluese.
Keto masa u moren pasi moti i keq me reshje te dendura shiu ka shkaktuar ngritjen e nivelit te liqenit te Ohrit.
Top Channel